Kulla Eifel do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas, me rastin e njëvjetorit të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, të enjten më 24 shkurt, njoftoi një përfaqësues i autoritetit komunal të Parisit.
Qëllimi është të konfirmohet “mbështetja e palëkundur e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha i njëjti zyrtar.
Monumenti ikonë i Parisit do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës nga mbrëma e së enjtes deri të dielën.
Franca është një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, me një furnizim të vazhdueshëm të sistemeve të armëve dhe materialeve të tjera.