Një vdekje dhe 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është regjistruar një vdekje nga Covid-19 dhe 7 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se janë shëruar 26 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631. Në total numri i rasteve aktive është 380.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 


Shtuar 19.11.2021 15:14