Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se janë shëruar 18 persona ndërkohë janë kryer 1,938 testime.
Sipas Ministrisë, numri i vdekjeve që kur ka nisur pandemia ka shkuar në 2,251, numri i rasteve pozitive në total ka shkuar në 107,645 ndërkaq numri i të shëruarve ka shkuar në 105,218./albeu.com