“Një tjetër rol ndërkombëtar”, Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Shqipëria është votuar nga 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për t’u ulur Këshillin e të Drejtave të Njeriut.

Lajmi është ndarë në Facebook nga kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan se Shqipëria ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.

Kreu i qeverisë theksoi se së bashku me 14 shtete të tjera do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB duke filluar nga 1 janari 2024.

Postimi i kryeministrit Rama

SHQIPËRIA MERR NJË TJETËR ROL NDËRKOMBËTAR

Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB. Dje, 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan PRO SHQIPËRISË si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.

15 anëtarët e rinj të KDNJ:

Shqipëria

Brazili

Bullgaria

Burundi

Kina

Bregu i Fildishtë

Kuba

Republika Domenikane

Franca

Gana

Indonezia

Japonia

Kuvajti

Malaui

Hollanda

/Albeu.com 


Shtuar 11.10.2023 09:45

Tags: ,