Rama: Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron një botë të lirë

Kryeministri Edi Rama, nga New Yorku, ku po drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, u shpreh se lufta që po zhvillohet në Ukrainë prek këdo që aspiron për një botë të lirë.

“Ndërkohë që flasim më shumë se 26 mijë civilë kanë vdekur. Nesër numri do të jetë më i lartë dhe do të rritet çdo ditë që kalon. Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe.

Është po e aq e pamimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojnë Ukrainën. mund të jemi dallime por mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima.

I njëjti dallim i prehtë midis luftës dhe paqes siç do t’ju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën, nuk po përmbushin përgjëgjesinë, po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët. Lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe e padiskutueshme. Për këtë arsye të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre.

Shqipëria është vend i vogël, mbështetja jonë mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbetejë por kontribuon për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të shndërrohet në diçka të dyshimtë. “, theksoi Rama./abcnews.al


Shtuar 20.09.2023 18:10