Një tërmet me magnitudë 7.1 të shkallës Rihter ka goditur Filipinet.
Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se epiqendra ishte në zonën detare në lindje të ishullit Sarangani dhe thellësia fokale u vlerësua në 76 kilometra.
Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.
Filipinet janë të vendosura në të ashtuquajturën “unaza e zjarrit” të Oqeanit Paqësor, ku lëvizjet e pllakave tektonike shpesh shkaktojnë tërmete dhe aktivitet intensiv vullkanik.