Një shqiptare në zemrën e Fabrizio Corona? Nga skandalet te liria, i thotë të gjitha!

Fabrizio Corona, personaliteti më i bujshëm i televizioneve shqiptare ishte i ftuar ekskluzivisht në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. Në një lidhje direkte nga shtëpia e tij në Itali, Fabrizio zbuloi lidhjen e fortë me Shqipërinë.

“Kam qenë në Shqipëri në 2010 jam ndjerë shumë mirë me njerëzit që kam punuar, me njerëzit dhe popullin. Unë kam bërë shumë vite burg. Në burgun italian ka shumë shqiptarë. Për këtë arsye kam bërë miqësira shumë të mëdha. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës. E kam Shqipërinë në zemër.” – shprehu ish paparazzi i njohur ndërkombëtarisht.

Problemet ligjore për Fabrizion kanë qenë të shumta në jetën e tij, dhe ai zbuloi se ende është në proçese të forta ku pritet edhe dënimi i tij.

“Unë jam ende në gjykim. Mund të themi që vendimet në gjykatat italiane janë qesharake por ne e lejmë pas krahëve dhe vazhdojmë përpara. Sikur mos të kishte ndodhur.” – iu përgjigj ai pyetjes në lidhje me arrestin e tij, dhe faktit nëse e konsideron një gjykim të saktë apo jo.

Mik i ngushtë i dy prej prezantueseve më të famshme italiane, Wanna Marchi dhe Stefania Nobile të cilat ishin njëkohësisht në studio, Fabrizio shprehu se edhe mbi dy zonjat kritika e publikut por edhe ligji veproi tepër rëndë.

“Mund të them, edhe nga eksperienca ime, gjykimi i Wanna dhe Stefania ishte skandaloz. Sepse janë gjykuar më tepër se ç’duhet dhe kanë paguar mbi atë që duhej. Ato s’kanë bërë diçka shumë të madhe, por janë sulmuar shumë. Por ato sot janë më të forta. Rrallë herë gjen njerëz si ne, që kanë paguar një dëm të tillë.” – tha Corona.

A ka vend në zemrën e fotografit për një vajzë shqiptare?

“Në këtë moment mund tu them vajzave shqiptare se nuk ka vend, pasi zemra ime është e zënë. Kam një të dashur shumë simpatike. Nuk është këtu po vjen.” – zbuloi ai.

Fabrizio gjithashtu zbuloi se shumë shpejt mund ta shohim në Shqipëri, duke i premtuar publikisht Ermalit prezencën e tij televizive në studio brenda muajit Qershor.

“I jap një mesazh shqiptarëve që brenda 6 muajve, do më kesh në studio. Do këshillohem njëherë me Stefanian në cilin program të shkojë.” – u shpreh Fabrizio, teksa Stefania i tha: Te Ermali, më  i miri.


Shtuar 22.10.2021 18:57