“Një shoqëri ku 70% e saj rri në shtëpi”, Rama reagon për herë të parë për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhjet lokale

Teksa numërimi i votave për zgjedhjet e pjeshme lokale thuajse është drejt fundit, rezultatet janë të qarta, me PS që ka fituar 5 bashki dhe “Shtëpia e Lirisë” bashkinë e Shkodrës. Një tjetër dështim për PD zyrtare.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk i kaloi 30%, duke dëshmuar edhe një herë se shoqëria shqiptare nuk ka më besim të asnjë palë politike.

Ende pa u mbyllur zyrtarisht numërimi, kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar duke falenderuar punën e bërë nga kandidatët e PS-së, si edhe duke dëshmuar se rezultati ishte mëse i pritshëm nga ana e partisë rozë.

Më poshtë Rama shton se këtë fitore nuk mund ta shijojë aq sa duhet pasi vetëm 2 orë në vijë ajrore lufta po vret dhe shkatërron, por gjithashtu po ndikon edhe në rrijen e çmimeve globale.

Nuk ka vonuar komentet nga qytetarët si edhe përgjigjet epike të kryeministrit të cilat tanimë janë kthyer në modë.

Një qytetar i shkruan duke i kujtuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon për dështim dhe jo për arritje, por Rama e kishte një përgjgje edhe për këtë.

Komenti i qytetarit: “Ne vend qe te beni autokritikë per pjesmarrje te ulet ne votime,flisni per arritje.

Nje shoqeri,ku 70% e saj rri ne shtepi,ne kohen e votimeve,deshmon ne menyre te pakundershtueshme,se dicka serioze ka ndodhur. Qytetaret kane humbur pergjithesisht besimin.

Pse?! Kesaj pyetje,veten ju jeni ne gjendje t’i pergjigjeni. Pershendetje!”

Përgjigja e kryemistrit: “E para njehere ne zgjedhjet e pjesshme gjithnje pjesemarrja eshte me e ulet se zakonisht, jo ne Shqiperi po kudo; e dyta llogaria me 70% ndenjie ne shtepi eshte gabim, sepse ne liste jane te tere, edhe ata qe jane jashte shtetit, keshtu qe pjesemarrja e atyre qe banojne ketu e kane mundesi votimi eshte natyrisht me e larte se sa 30%; e treta, po me e rendesishmja, ne postimin tim kam folur per dicka krejt tjeter dhe jo per ndonje arritje!”. /albeu.com


Shtuar 7.03.2022 16:47