Një shkarkohet e tjetri konfirmohet në detyrë, kush është gjyqtari i “djegur” nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit të shkallës së parë të Gjykatës së Elbasanit Ramazan Avdiu, ndërsa ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Albert Murçaj.

Albert Murçaj i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të mërkurën më 5 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan gjetjet e hetimit administrativ për të tri kriteret e rivlerësimit, në të cilat nuk u gjetën shkelje, apo mungesë të ardhurash.

Murçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar gjithashtu si drejtues i Prokurorisë së Pukës, zv.drejtues dhe drejtues i Prokurorisë së Shkodrës dhe është i emëruar në Prokurorinë e Tiranës.

Shtuar 6.05.2021 10:05