Rusia po planifikon fshehurazi të konfiskojë ushqimet nga zonat e luftës për të mbushur raftet e saj të boshatisura pas sanksioneve perëndimore të cilat kanë shkaktuar mungesa te mëdha të nevojave themelore.
Sipas Daily Mail, plani u zbulua aksidentalisht nga një zëdhënës i Kremilini, i cili tha se Moska do të konfiskojë të korrat nga fermerët për të ndihmuar dyqanet në të gjithë Rusinë.
Ky plan i Putinit do të ngjallte tmerret e Holodomorit të Ukrainës, kur diktatori sovjetik Joseph Stalin vodhi ushqim. Uria e krijuar në vitet 1932-1933 vrau të paktën 4 milionë njerëz.
Politikani rajonal pro-Putin, Vladislav Zyryanov tha se Kremlini donte “të rriste vëllimin e furnizimeve për konsumatorët vendas rusë duke marrë ushqimet nga rajone të tjera jugore ukrainase që janë nën kontrollin e tij.”
Zyryanov, i cili kryeson komitetin e bujqësisë në asamblenë rajonale të Krasnoyarsk në Siberi, e quajti masën “ekonomikisht të justifikuar, duke pasur parasysh tërheqjen e shumë furnizuesve të farërave dhe plehrave nga tregu rus”.
Ai sugjeroi se rajone të tjera anembanë Rusisë do të jenë në gjendje të zbatojnë me sukses politika të ngjashme për të adresuar problemet e furnizimit me ushqim të vendit.
Kjo është hera e parë që një zyrtar rus pranon hapur se Rusia dëshiron të vjedhë prodhimet e fermave të Ukrainës./albeu.com