Një person del pozitiv në qendrën tregtare në Shangai, njerëzit vrapojnë për të shmangur karantinën (VIDEO)

Lajmi se një person ishte i infektuar me COVID-19 në një dyqan IKEA në Shangai ka bërë që qindra klientë të largoheshin nga qendra tregtare, të tmerruar se mos përfundonin sërish në mekanizmin e karantinës skëterrë që ka paralizuar metropolin kinez prej muajsh.

Disa video tregojnë klientët që bërtasin dhe shtyjnë njëri-tjetrin në përpjekje për të shpëtuar nga ndërtesa para se të mbylleshin dyert.

Kontakti i drejtpërdrejtë, madje edhe me një rast pozitiv është i mjaftueshëm për të vendosur një menaxhim “me cikël të mbyllur” të dyqanit për dy ditë dhe njerëzit brenda qarkut duhet t’i nënshtrohen dy ditëve karantinë dhe pesë ditëve mbikëqyrje shëndetësore.

 

 

Por shpjegimi i panikut është gjendja psikologjike e qytetarëve të kryeqytetit financiar të Kinës, e cila mbeti e bllokuar për dy muaj në fillim të këtij viti, duke shkaktuar zemërim të gjerë publik pasi banorët raportuan vështirësi në porositjen e gjërave të përditshme, përfshirë ushqimin dhe ilaçet./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 09:45