Kishit parë ndonjë fotografi të Kryeministrit, Edi Rama, në moshë kaq të vogël?
Edhe pse e shihni gati çdo ditë në ekran dhe në rrjete sociale, për shumë prej jush kjo mund të jetë hera e parë që po shihni një foto të tij në këtë moshë.
Në këtë foto është Kryeministri i vendit, Edi Rama me nënë e tij Aneta Rama.
Aneta u nda nga jeta rreth dy vite më parë.
Nëna e kryeministrit ishte me origjinë nga Vunoi dhe njihej nga të gjithë si mbesa e Spiro Kolekës, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Por ajo asnjëherë nuk u përfshi në politikë.
Po kështu, Aneta Rama ka qenë një ndër gratë e para stomatologe të Shqipërisë, profesion ky që e ushtroi gjatë jetës. Studimet për stomatologji i kreu në Poloni dhe siç është shprehur vetë në një nga intervistat e pakta në media, ka qenë studente e shumë e mirë.
Disa vite më parë ajo mori edhe çmimin “Nderi i stomatologjisë shqiptare”. Këtë çmim që e tërhoqi vetë kryeministri Rama në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.