Një mutacion i Omicron regjistrohet në Maqedoninë e Veriut

Nënvarianti BA-2 i mutacionit Omicron është regjistruar në pesë pacientë në Maqedoninë e Veriut. Rezultati është marrë me një analizë specifike PCR nga personat e infektuar.

Nuk dihet ende se cila është pasqyra klinike e pacientëve me mutacion të ri, mirëpo kjo formë sipas ekspertëve të OBSH-së, duket të jetë shumë më e lehtë se ajo e variantit BA-1.

Ekspertët më parë kanë thënë se mund të paraqiten edhe variante të reja që gjithashtu do të kenë simptoma më të lehta që lënë për të kuptuar se Omicron-it po i vije fundit.


Shtuar 2.02.2022 14:37