“A e dëgjon veten çfarë thua?” Plas sërish sherri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Xhaferi përplaset me VMRO

Me largimin e ambasadorëve të vendeve të BE-së nga salla e Kuvendit maqedonas, shumica dhe opozita hoqën maskat e konsensusit. Kështu, debati vazhdoi.

VMRO-DPMNE-ja kërkoi pauzë, por Xhaferi i kërkoi që të ulen në vendet e tyre dhe të mos qëndrojnë jashtë.

Të lidhura

None found

Xhaferi: Urdhëroni në seancë. Pse qëndroni jashtë. Si kërkon pauzë duke qëndruar jashtë. Me sallë të zbrazur? Me sallë të zbrazur nuk ka pauzë. Kështu po të them!
Micevski
: Këtu jam unë.
Xhaferi:
Po çfarë nëse je këtu?
Micevski:
Çfarë po flet ore?
Xhaferi:
Ti çfarë po flet!
Micevski:
A e dëgjon vetën çfarë thua?

Dukej se mes pushtetit dhe opozitës kishte marrëveshje për të kaluar Propozim-Ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale. Me mbylljen e seancës se 82 dhe vazhdimin e seancës së 50 pa e shqyrtuar këtë ligj, opozita vendosi të lëshon sallën. Micevski i kujtoi Arbër Ademit të BDI-së se marrëveshja e arritur në koordinim nuk vlen.

Micevsi: Mik, harroje atë për të cilën u morëm vesh. Nuk vlen!

Opozita përsëri u kthye në sallë, ndërsa koordinatori i VMRO-DPMNE-së përsëri kërkoi pauzë.

Xhaferi: Shko ulu në vend dhe kërko çfarë të duash.
Micevski:
kërkova paraprakisht. Më jep procedurale.
Xhaferi:
Por shko në vend. Nuk mund të rrini në këmbë dhe të kërkoni të gjithë për njëherë duke qëndruar para meje këtu.

Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin e pikave nga seanca e 50 dhe 57 me shumicë minimale prej 61 deputetëve prezent në sallë. / Alsat.mk


Shtuar më 27.07.2022 16:26

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş