“Një konflikt që nuk ekziston”, Arbana Osmani tregon të vërtetën e “sherrit” me Donaldin

Donald Veshaj mori vendin e dytë në edicionin e parë të Big Brother Vip. Fituesi ishte Ilir Shaqiri, me një diferencë shumë të vogël votash. Siç duket ky rezultat nuk është pranuar nga Donaldi i cili së bashku me binjakun e tij, Romeon thuhet se kanë pasur një përplasje me produksionin.

Për këtë është aluduar shumë në rrjet dhe Arbana Osmani ka reaguar vetëm së fundmi duke thënë se nuk egziston asnjë konflike e madje i është falenderuese Donaldit për emocionet.

“Po shoh qe ne mediat online te etura per klikime ge po keqperdoret do deklatate, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar nie konflikt qe nuk ekziston dhe as nuk do te ekzistoje ndonjehere. Une dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirenjohes do konkurenti ne kete Big Brother, aq me teper Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka perfunduar dhe bashke me te uroj te mbaroje shpejt edhe vala e deshires per te vene kunder njerez qe vetem “kundër” nuk kane qene, nuk jane e nuk do te jene ndonjehere”, shkruan Arbana Osmani./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 16:03