Në Turqi duhet të paguash dritat se t’i presin.
Madje edhe po të jesh drejtues partie.
Mediat raportojnë se liderit të Partisë Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu iu pre energjia elektrike për një javë pasi refuzoi të paguante faturën për shkak të rritjes së çmimit.
Energjia iu rikthye pasi ai pagoi faturën duke përfunduar kështu edhe protestën e vet.
“Ne do jetojmë për një javë në errësirë”, u shpreh Kiliçdaroglu më 21 prill përmes një videoje të postuar në tuiter dhe të regjistruar nën dritën e qiririt.