Një javë nga tragjedia e Tempes, Greqia “vlon” nga protestat

Ditën e sotme po organizohen moblizime të reja në shumë zona të Greqisë për tragjedinë e Tempes.

Konkretisht, tubime të reja proteste do të zhvillohen në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera.

Në tubimin qendror, i cili do të mbahet në orën 11:00, në Sintagmë ishin të ftuar sindikatat e hekurudhave, por do të marrin pjesë edhe shumë sindikata të tjera, organe, parti dhe kolektive.

Në mobilizim marrin pjesë edhe punëtorët e metrosë me një grevë të paralajmëruar për sot.

Trenat do të lëvizin vetëm nga ora 9 e mëngjesit deri në 16:00 për të akomoduar protestuesit.

Në orën 11:30 do të mbahet miting edhe në Selanik. Mbledhja do të bëhet në Kamarë. Duhet theksuar se tubime të ngjashme thirren edhe në qytete të tjera./Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 08:53