Foto ilustruese
Pas masakrës së mbëmshme në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbeti e vrarë nga plumbat një grua dhe u plagosën 5 të tjerë, është gjetur një mjet i djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 te lokali i Fatjon Muratit, person i njohur në botën e krimit.
Persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri drejt lokalit duke bërë shoshë xhamat nga plumbat dhe duke vrarë Mimoza Pajën, ndërsa të plagosur mbetën 5 persona të tjerë, mes tyre dhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Sahit Murati, që dyshohet se ishte shënjestra e sulmit me armë.
Gjithashtu e lënduar mbeti dhe mbesa e viktimës, 10 vjeç, nga ciflat e xhamave.