Policia e Shkodrës, bën me dije se një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e Elis Rroshkodolit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.
I arrestuari i cili identifikohet me nicialet Xh.M, mësohet se ka ndihmuar autorin dhe nuk dyshohet se është ai ekzekutuesi.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme, janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen 16 persona nga ana e policisë së Shkodrës.
Pritet që të ketë një komunikim zyrtar, pasi po kryhen veprimet procedurale në komisariatin e Shkodrës.