Një humbje jete dhe 11 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dhënat e fundit nga situate pandemike në vend. Gjatë n24 orëve të fundit janë regjistruar 11 raste të reja dhe një humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2915 testime, 22 të shëruar, 11 raste të reja në dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër,  Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        11

Të shëruar në 24 orë      22

Të shtruar në spitale      22

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,915

Testime totale            751,831

Raste pozitive             132,437

Raste të shëruara        129,807

Raste Aktive                  177

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       57

Tiranë          43

Berat             23

Elbasan        15

Lezhë           12

Korçë           7

Durrës          5

Gjirokastër  5

Fier                4

Dibër             3

Vlorë              2

Kukës           1


Shtuar 11.06.2021 16:20