Një histori frymëzuese fshihet pas kësaj dore prej druri (FOTO LAJM)

Ajo konsiderohej si pema më e lartë në Wales dhe shkencëtarët kishin vlerësuar se ishte mbjellur disa shekuj më parë.

Megjithatë, pas një stuhie në vitin 2011, pema në fjalë u thye duke bërë që autoritetet të merrnin vendimin për ta prerë.

Por, papritur doli në skenë artisti i famshëm Simon O’Rourke, i cili vendosi që të bëjë një dorë nga trungu i mbetur si shenjë e forcës dhe ringritjes pas problemeve që hasim në jetë.

Pas disa ditësh punë, doli në skenë një dorë e mahnitshme . Pikërisht kjo që shihni në foto.


Shtuar 28.12.2021 19:32