Një hap larg historisë, Vllaznia pranë grupeve të Champions League së femrave

Ekipi i femrave të Vllaznisë ka arritur një rezultat historik në Champions League dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit.

Sfida përballë Vorskla-s u zhvillua në Loro Boriçi dhe pse Vllaznia ishte skuadra “mike” pasi ndeshjet luhen në Shqipëri për shkak të situatës në Ukrainë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, e vlefshme për fazën finale të “Play-Off” në Champions League Women.

Vajzat shkodrane shënuan të parat, në pjesën e dytë me Megi Doçin që realizoi në minutën e 54-të. Avantazhi zgjati shumë pak, pasi skuadra ukrainase barazoi në minutën e 66-të me Kravchuk.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave dhe Vllaznia është më pranë se kurrë fazës së grupeve të këtij kompeticioni./ h.ll/albeu.com

Shtuar 21.09.2022 21:51