Plani për atentatin ndaj Albin Kurtit, flet “snajperisti”: Intriga nga njerëz që ma duan të keqen, si jam njohur me deputetin e Kosovës

Prek Kodra, personi që është përfolur si “snajperisti” që do t’i bënte atentat kryeministri të Kosovës Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë në emisionin “Pressing” në Kosovë, ku i ftuar është gazetari Artan Hoxha.

Prek Kodra ka mohuar kategorikisht përfshirjen në këtë ngjarje, duke e cilësuar si intriga nga njerëz që i duan të keqën.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Emri juaj ka qenë pjesë e të gjitha gazetave Shqipëri dhe Kosovë këto dy ditët e fundit, për të vrarë Albin Kurtin

Prek Kodra: Për këtë situatë është diçka që kanë shpikur për mu. Unë Albin Kurtin e njoh përmes TV dhe në Kosovë nuk kam lidhje për keq. Më keni akuzuar dhe më keni rënë ë qafë. Kjo nuk më shkon mua

Artan Hoxha: Kur e ke marrë vesh për herë të parë?

Prek Kodra: Paradite rreth orës 11 kam qenë në kafe dhe dikush më telefoni nga gjermania. Më thotë a i ke parë lajmet, dhe më ka nis linkun. Kur pashë atë gjë që se kisha imagjinuar në jetën time. Ka pasur shumë telefonata.

Gazetari: A je kontaktuar ndonjëherë prej policisë, ju kanë pyetur për këtë çështje?

Prek Kodra: Nuk më ka pyetur kurrë policia për këtë çështje. Nuk kam dëgjuar, asgjë fare.

Artan Hoxha: Në Kosovë të kanë ndaluar?

Prek Kodra: Në Kosovë më kanë ndaluar më 24 nëntor në kufi, ku po shkoja të blija një kamionçine për ndërmarrjen time. Kam qenë me makinë e vajzës time, më kanë marrë dokumentet dhe më kanë fut brenda nga 2 pasdite deri në 11 të darkës pa më treguar asgjë pse më kanë ndaluar. Kam pasur 15 mijë euro me vete. Në doganë më kanë arrestuar.

Artan Hoxha: Ku të kanë mbajtur, në Prizren apo Prishtinë?

Prek Kodra: Në Prishtinë më kanë çuar pas dy tre ditësh. Më kanë mbajtur me orë të tëra në pyetje dhe më pas më kanë çuar në departamentin e krimeve të rëndë dhe më kanë mbajtur në izolim. Më pas më thanë je arrestuar për para të padeklaruara.

Gazetari: Për histori tjetër nuk ju kanë pyetur?

Prek Kodra: Gjatë qëndrimit në doganë, më kanë pyetur për disa persona që nuk jua mbaj mend emrat, Kelmendi a ku di unë. Në Kosovë shkoj vetëm në një familje. Nuk më intereson emri i kërkujt.

Artan Hoxha: Jua kanë thënë pse jua kanë marrë telefonin?

Prek Kodra: Po, në makinë ka qenë dhe një telefon tjetër pa dijeninë time. Kam dyshuar se i ka rënë një nga shokët/shoqet e vazjës që një natë më parë kishin mbrëmjen e maturës. Ma kanë marrë dhe kam pas të dhënat e ndërmarrjes dhe sot e kësaj dite sma kanë kthyer.

Gazetari: Një gazetare ju ka cilësuar si një spajerist më i mirë në Shqipëri. E keni parë?

Prek Kodra: Unë nuk jam me forcat speciale, jam gjuetar. Nuk më hyn në punë snajperisti. Unë tani e 25 vjet kam çifte me leje.

Gazetari: Ka dalë një foto me një deputet të Kosovës, Driton Selmanaj?

Prek Kodra: Shumë lehtë me shpejgu për të. Më vjen keq për të se është marrë nëpër gojë duke e lidhur me mua. Kam qenë në Kosovë me një nip dhe një nip të nipit tim. Ishim të ftuar për darkë dhe e kam gjet aty. Gjatë ndenjes, afër tij, më thanë se është deputet dhe kemi ndenjur më atë pozicion për dy orë më pas jemi shpërndarë. Vetëm atë natë kemi qenë aty. Emrin ia mësova sot, më shumë se atëherë.

Gazetari: A ju kanë kontaktuar ng Policia gjatë kësaj kohe?

Prek Kodra: Jo, asnjë lloj njeriu në botë. Jam i lirë dhe për çdo gjë që dyshohem, unë jam i gatshëm të përgjigjem. Nuk i fshihem kujt, nuk kam as gjak as varrë me askënd. Janë intriga nga njerëz që duan të keqen time dhe të familjes time

Gazetari: Si u përfshitë ju në këtë histori?

Prek Kodra: Nuk kam si të kem shpjegim për këtë histori. Hera e parë që e dëgjoj këtë histori para dy ditësh dhe nuk po ndihem mirë për këtë. Po më nxjerrin në sherr me gjithë miletin./albeu.com

Shtuar 21.09.2022 22:03