Një gol pas 72 tentimeve, Ronaldo është i pafat

Dikur Cristiano Ronaldo ishte një mjeshtër i gjuajtjeve të lira.

Si në Manchester United, ashtu edhe në Real Madrid ai ka shënuar shumë, shumë gola të bukur.

Por, që tre sezone në Juventus, CR7 ka realizuar vetëm njëherë nga gjuajtja e lirë, gol që ka ardhur pas 72 tentimeve.

Portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio, është i habitur me këto statistika negative të CR7, për të cilin thotë se gjithmonë shënon në stërvitje.

“Ronaldo gjithmonë i merr gjuajtjet e lira në stërvitje dhe gjithmonë shënon”, tha ai.

“Nuk e di përse nuk e bën këtë në ndeshje, ndoshta është fati i keq”.

“Ronaldo është njeri i thjesht, jo yll, atij i pëlqen të qesh dhe të bëjë shaka”.

Ai u pyet edhe në lidhje me të ardhmen e CR7.

“A do të qëndrojë ai vitin e ardhshëm? Nuk e di, shpresoj që po. Ka akoma edhe një vit kontratë. Nëse nuk ndodh diçka e çuditshme, mendoj dhe shpresoj të qëndrojë”, është shprehur Pinsoglio për gazetën “Tuttosport”.


Shtuar 26.03.2021 16:26