Një gol më shumë se Mbappe, Haaland fiton çmimin “Gerd Muller”

Në Paris po zhvillohet Ceremonia e Topit të Artë teksa kanë nisur të ndahen çmimet. Nuk mund të mungonte një trofe për Erling Haaland.

Ylli i Manchester Cityt është vlerësuar me çmimin “Gerd Muller” që i akordohet lojtarit me më shumë gola përgjatë një sezoni.

Në sezonin e kaluar, norvegjezi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet kryesore të Europës duke realizuar 56 gola dhe duke udhëhequr Cityn në tripletën e famshme të titujve.


Shtuar 30.10.2023 22:15