Këngëtarja e njohur, Aurela Gace ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fieri, ku fqinji Klodian Çalamani rrëmbeu dhe më pas vrau 8-vjeçarin.
Reagimin ajo e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i ka dërguar ngushëllimet prindërve, duke shpresuar që askush mos ta provojë dhimbjen e tyre.
E revoltuar, Gaçe ka thënë se duhet të vendoset drejtësia dhe autori meriton dënim maksimal dhe të izolohet nga njerëzit normal.
Reagimi i plotë i këngëtares:
Mbrëmë perqafova fëmijët para gjumit, si cdo natë tjetër, e për një çast mendova nënën që nuk do të mundet ta pêrqafojë dot më djalin e saj, jo pse u sëmur, jo pse thjeshtë ashtu ishte e shkruar, por sepse bashkë me njerëzit normalë, marrin fryme monstra, djaj si puna e kētij që s’di as ç’emër ti vëmë.
Ky akt nuk quhet as faj, as gabim që të dënohet normal siç mund të dënohet çdokush që i kryen ato.
Ky akt i kryer mbi nje èngjëll që të vetmin faj që kishte, ishte vetëm pse ishte komshi i këtij djalli, duhet dënuar në atë mënyrë qē të frikēsohet monstra e rradhēs.
Kēto qënie e dinë se asgjë nuk i gjen, se thjeshtë burgosen e do hanë e do flenë falas.
Skizofrenë ka kudo, por dikush ndonjëherë e kurdoherë duhet tu japë dënimin e merituar.
Ngushëllimet në këtë rast tingëllojnë kaq pa peshë.
Mos e provoftë askush dhimbjen e mamit e babit e familjarëve të Mateos ëngjëll.
Institucionet përkatëse, e kanë detyrë ti tregojnē popullit se ku jetojnë monstrat si ky, të paralajmërojnë lagjen,qytetin se monstrat dalin nga burgjet, nga cmendinat e jetojne afër secilit prej nesh.
Ju, institucione e dinit se ky djall kishte dhunuar dikë tjetër më parë.
U dënua me burg për pak , edhe jetoi i lirë derisa ktheu në viktimë një fëmijë.
Këta duhen mbajtur gjithmonë nën mbikqyrje. Te izolohen nga njerezit normalë ,pa artitur ta kryejnē gjëmën e rradhës.
Pa fjalë!
Dënim maksimal për ty djall./albeu.com/