Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me protestës që organizohet ditën e nesërme kundër qeverisë.
Berisha i drejtoi një mesazh Ramës ku i tha se të mendojë dorëheqjen.
“Rama është i ftuar të mendojë sa më parë dorëheqjen e tij”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetarët sesa pritet të jetë pjesëmarrja, ish-kryeministri tha: “Parashikimi në përqindje dhe numër nuk i merrni dot nga unë”.
Ndërsa sa u takon skenarëve, ai tha se është një: “Skenari i protestës është i qartë: betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive me të cilat përballen këta qytetarë”.
Pyetjes nëse do të jetë udhëheqës apo i udhëhequr nesër, Berisha tha: “Të gjitha opsionet janë të mundshme”./albeu.com