Një dekadë marrëdhënie SHBA-Shqipëri: Yuri Kim: Një gjë nuk ka ndryshuar këto 100 vite

Gjatë fjalës së saj në takimin në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, tha se në këto 100 vite shumë gjëra kanë ndryshuar, por lëkundja e besimit të SHBA te Shqipëria, jo.

“Gjatë ditëve më të errëta të komunizmit ai pishtar i shenjtë u ruajt nga shqiptarët e madje disa paguan çmimin më të lartë, ishte pishtar që u fsheh por nuk u lejua të shuhej.

Ta mbajmë atë lart së bashku duke bërë që ai të ngrohë miqësinë mes popullit amerikan e shqiptar e të ndriçojë rrugën tonë përpara si miq e aleat të vërtetë.

Shqiptaret guximtarë që paguan cmimin e lirisë e miqësisë, shumë gjëra kanë ndryshuar por ja cfarë mbetet e pandryshuar dhe e vërtetë.

SHBA kurrë nuk është lëkundur nga besimi në një Shqipëri të pavarur dhe sovrane.

Ne kurrë s’jemi lëkundur nga të besuarit në ju, ishim krenarë që ju mbështetëm kur këputët vargonjtë e regjimit komunist, krenarë të festojmë me ju këtë muaj ndërsa ju nisët zyrtarisht negociatat për të zënë vendin tuaj të merituar si një komb i begate dhe demokratik brenda familjes evropiane.

Ne nuk do lëkundemi kurrë nga mbështetja e aspiratave të popullit shqiptar për sovranitet demokraci begati dhe drejtësi”./albeu.com