Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.M., dhe sipas dyshimeve të para mendohet se ai mund të jetë aksidentuar nga ndonjë makinë.
“Më datë 13.04.2021, në rrugën Tiranë-Ndroq, në fshatin Varosh, është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç. Dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.