Nisuni për plazh! Temperaturat këtë javë kapin majën, nuk ulen më shumë se 40°C

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për këtë javë, duke paralajmëruar temperatura të larta.

Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga një valë e të nxehtit (masa ajtrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut dhe pjesërisht edhe nga Afrika Sahariane).

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë pjesës më të madhe të ditës, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare.

Temperaturat këtë javë pritet që të kapin 39°C deri në 43°C. Gjithashtu problematike do të jenë edhe temperaturat e mbrëmjes, ku sërish vlera minimale do të jetë 27°C.

Shtuar 21.06.2021 22:36

Tags: