Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas mbajtjes së Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare në Bruksel.
Basha përgëzon vendimin e BE-së për hapjen e negociatave dhe bën apel për plotësimin e kritereve duke nisur që nga lufta kundër krimit të organizuar dhe te liria e medias.
Komentet Basha i bëri përmes një postimi në Twitter.
(1/3) Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. pic.twitter.com/8DFGZr1cL6
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 19, 2022
“Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë shqipërinë si Evropa”, është shprehur Basha./albeu.com/