Nisi stuhia e borës, probleme në qarkullim në aksin Kukës-Peshkopi

Kukësi është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ndërkohë që janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm.

Sakaq, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.


Shtuar 25.11.2023 09:24