Ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka arritur të mbledhë mbi 3 mijë firma, më shumë se dyfishi i asaj që kishte kërkuar për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
I ftuar në ‘Opinion’, Nishani tha se demokratët janë dyndur për të firmosur dhe se mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në Partinë Demokratike.
“Kërkesa për thirrjen e referendumit….janë bërë dyfishi i kërkesës që kërkohet ajo 1500 vota. Janë mbi 3 mijë dhe ka një dyndje për të firmosur. Unë po them në dijeninë time, është informacion. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në Partinë Demokratike,”- tha Bujar Nishani.
Vetë Berisha kërkoi të mbledhë 1500 firme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të bërë ndryshime statutore në mënyrë që të pranohet referendum për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së./opinion