Nishani: PD sot është partia më e përçarë, Basha duhet të japë dorëheqjen

Ish-presidenti Bujar Nishani tha sot në “Të paekspozuarit” se PD sot është partia më e përçarë. Nishani tha se përpjekja për 8 vite e Bashës rezultoi e pamjaftueshme për të rrëzuar Ramën dhe sipas tij duhet të japë dorëheqjen.

“Jemi në një situatë fatkeqe për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe arkitekti i kësaj situate është Edi Rama që ka marrë peng vendin. Misioni i PD i dizenjuar nga Basha dhe i mbështetur nga të gjithë për fatin e keq dështoi. Fakti më kokëfortë është që 46% e shqiptarëve në kutitë e votimit. Nëse projekti do të çonte në kutitë e votimit 56% nuk do të ishte Rama me bandat sot. Ne dështuam. Është emergjencë që PD të kthehet brenda një kohe të shkurtër. PD duhet të kthehet dhe është e vetmja mundësi. Basha si njeri që u përpoq tetë vite rezultoi e pamjaftueshme për të rrëzuar atë që ka përballë. Rama është ai që ka qenë. Basha është ai që u ndryshua në 8 vite dhe duhet të japë dorëheqjen për të filluar një statut i ri. PD sot është partia më e përçarë”, tha Nishani.


Shtuar 29.04.2021 23:00