Nishani i bindur: Basha nuk mund ta përjashtojë Berishën nga PD

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani shprehet i bindur se Lulzim Basha nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi parlamentar.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nishani duke komentuar zërat se Basha mund të ketë një presion për ta përjashtuar Berishën, tha se kreu i demokratëve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë sepse s’ka mekanizma. Sipas Nishanit Basha e ka betejën me maxhorancën dhe jo me Berishën.

“Di këtë që nga dita e parë që Basha ka ardhure në krye të PD ka pasur një diskurs publik që Berisha influencon vendimet e Bashës. Që Berisha i ushtron presione etj… nëse ky diskurs ka dominuar në asnjë rast të vetëm Basha nuk e ka përgënjeshtruar apo pranuar. Pse? Nëse do të isha unë do të flisja.

Berisha nuk mund ta largojë Basha sepse s’ka mekanizma. Ai ka votat e shqiptarëve. Nuk parashikon statuti i PD një vendim të tillë. Nëse do shpikë Basha le ta shpikë. PD është votuar me një listë ku Berisha ka marrë votat e veta. Çdo akuzë që mund ti bësh Berishë s’duhet me fakte konkrete. Unë jam për të vendosur debatin mbi bazën e institucionalizimit. Cilido që ka një çështje konkrete për ta akuzuar Berishën ka të drejtën ta bëjë. Unë nuk di sot në tetë vitet e qeverisjes së Ramës të ketë një dosje me akuzë për Berishën. Nëse Basha mendon se betejën e ka me Berishën nuk ma kap dot truri. Betejën e ka me PS,” u shpreh Nishani./abc news


Shtuar 15.06.2021 22:05