Ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë në kuadër të protestës së 28-të kundër qeverisjes së Edi Ramës, e cilësuar si një tjetër tubim i madh mbarëkombëtar ku janë përfshirë edhe shqiptarë të diasporës.
Në protestën e kësaj dite është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e eurodeputetes italiane Ilaria Salis, ndërsa vihet re gjithashtu një prani e konsiderueshme e mediave ndërkombëtare.
Të lidhura
None found
Sipas skenarit të parashikuar, fillimisht mbahen fjalimet në podium dhe më pas protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
Një nga pjesëmarrësit në protestë, Arben Kola, deklaroi se tradhtia ndaj atdheut dënohet me vdekje kudo, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, duhet të ndëshkohet me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, nga turma vijojnë thirrjet: “Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj pazar”! “Shqipëria kërkon revolucion”! “Rama në burg Berisha në burg”! “Jepe dorëheqjen”!
