Nis stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, bëhen bashkë Rama dhe Meta (VIDEO)

Ka nisur sot nga Porti i Durrësit stërvitja “Defendet Europe 21”, më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar videon prezantuese të eventit ku sqarohet se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëri dhe ndërveprueshmëri ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave që të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”.

Ajo që bie në sy, është dhe fakti se kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë bërë bashkë. Ka qenë pikërisht stërvitja që i ka bashkuar pavarësisht sulmeve ndaj njëri tjetrit, edhe pse kanë mbajtur distancë.

Në krah të kryeministrit Edi Rama qëndron ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa anë krah të kreut të shtetit, qëndron kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Sot nga Durrësi fillon stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende”, shkruan Peleshi.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Manovrat Defender-Europe këtë vit kanë përfshirë rreth 28,000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 vende për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në më shumë se 12 shtete, nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkan. Përveç ofrimit të gjashtë bazave detare, tokësore dhe ajrore, Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në këtë stërvitje.

Gjenerali Tod Ëolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së stërvitjes Defender Europe 21 tha se nga pranimi në NATO Shqipëria ka qemë më e sigurtë. Duke folur për stërvitjen ai theksoi se pandemia s’duhet të kthehet në një krizë sigurie.

“Dua të falenderoj gjithë këtë komb kaq të bekuar. Më lejoni tju shpreh ngushëllimet të gjithë ata që kanë humbur poersonat e dashur nga covid dhe tu falënderoj për vigjilencën e këtij kombi që kjo pandemi të mos mayterializohet në një krizë. Kemi një rrugë të gjatë përpara.

Dua të falënderoj edhe autoritetet ushtarake për këtë stërvitje ushtarake dhe ju e dini se sot kemi provën e asaj  që duhet të bëjmë, të përirësojmë të gjithë transparencën strategjike. Ne ndodhemi këtu sot dhe shohim bregdetin dhe duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi gjatë luftës së dytë botërore. I gjithë pushtim i Normandidsë ligjistika në tokë dhe det, do ulemi të shohim se çfarë prove e vështirë është kjo.

Të dëshmojmë se kj ostërvitje dhe sicili prej nesh të jetë përgjegjës të reagojmë më mirë dhe ta përmbushim këtë test më së miri. Nga pranimi në Nato na ka dhënë një Shqipëri më të sigurt një pjesë perëndimore më të sigurtë. Ne përmirësohemi ditë pas dite dhe jemi më të fortë të gjithë së bashku”, tha ai.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, Bajram Begaj, në fjalën e tij tha se kjo stërvitje dhe përzgjedhja e Shqipërisë vë në dukje rëndësinë e pozicionit tonë strategjik në një rajon të brishtë por edhe vlerësimin e rolit të vendit tonë.

“I uroj mirëseardhjen gjithë personelit amerikan këtu dhe i siguroj që mikpritja shqiptare nuk do t’i zhgënjejë. Shtëpia e shqiptarëve është e Zotit dhe e mikut.  Së bashku jemi të gatshëm të përballemi me çdo vështirësi”, tha Begaj.

 

 

 


Shtuar 4.05.2021 10:00