Ambasadorja amerikane flet shqip: Kjo stërvitje është historike, do të punojmë krah për krah!

Ka nisur nga Porti i Durrësit stërvitja “Defendet Europe 21”, më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe.

Në fjalën e saj, Ambasadorja amerikane Yuri Kim falenderoi autoritetet shqiptare për mikpritjen që kanë treguar ndaj ushtrisë amerikane. Kim tha se Shqipëria e ka treguar gjithnjë mikpritjen, gatishmërinë dhe mirënjohjen. Në mbyllje, ambasadorja foli shqip dhe tha se “Do të punojmë krah për krah”.

“Roli i Shqipërisë në aleancë vetëm rritet. Stërvitja aftëson që Shqipëria të presë forcat ushtarake. Përgëzojmë Shqipërinë për mbështetjen. Nuk keni hezituar kurrë të ofroni trupat dhe aleatët tuaj. Na e keni treguar gjithnjë potencialin tuaj. Jemi mirënjohës për mikpritjen tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike, por ky operacion zhvillohet sot në Portin e Durrësit. Kjo tregon aftësinë e SHBA për të dërguar trupa ushtarake në vendin ku duhet dhe në kohën e duhur. Disa muaj më parë isha për vizitë në këtë port dhe s’ kishte shenja që do të niste një stërvitje e këtyre përmasave. Kjo është një stërvitje historike, fillimi i gjërave më të mëdha që do të vijnë. Do të punojmë më gjatë, krah për krah (flet shqip). “-tha Kim.

Shtuar 4.05.2021 10:05