Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të devijohet trafiku në rrugët e Tiranës. Shkak janë bërë punimet që do të kryhen në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni.
Në këtë segment do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00
Të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë te bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.
Nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks./albeu.com