Nis shembja e banesave te “5 Maji”, gruaja: Po më vdes vëllai, lërmëni të hyj në shtëpi o policë

Në një kohë që ka nisur shembja e banesave në lagjen 5 Maji në Tiranë, banorë të ndryshëm po kundërshtojnë me forcë efektivët e policisë.

Deklarata e një gruaje te zona e ‘5 Majit’ është prekëse. Në momentin që policia është futur në banesën e saj për ta nxjerrë nga banesa, ajo u ka bërë të ditur se brenda ndodhet i vëllai i cili është në gjendje të rëndë.

“Po më lini të hyj mor, më lini, se po më vdes vëllai nga ankthi. Po këta janë vrasës mor, janë vrasës, po na nxjerrin nga shtëpitë”, deklaroi gruaja.

Banorë të tjerë kanë kërkuar që zonja të shoqërohet nga dy policë për të hyrë në banesë dhe për të parë vëllanë e saj që është në gjendje të rëndë për shkak të stresit të shembjes së shtëpisë./albeu.com/

 


Shtuar 9.02.2022 09:14