Nënë Liza përballet me Bashkinë, Mazniku premton: Do marrësh shtëpi me hipotekë dhe në zonë më të mirë

Nënë Liza që u bë e njohur nga protestat e zhvilluara kundër prishjes së shtëpive te “5 maji”, në zonën ku do të kalojë Unaza e Madhe, ka qenë sot e ftuar në ABC përballë nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku.

Fillimisht Mazniku ka shpjeguar pse ka nisur shembja e shtëpive në mes të dimrit, ndërsa ka sqaruar se sipas tij banorët ishin informuar disa herë.

Mazniku në mbyllje i ka premtuar nënë Lizës që do i marrë shtëpi të legalizur në një vend më të mirë.

Diskutimi mes nënë Lizës dhe Maznikut:

Mazniku: Që pas tërmetit të 2019 në janar të 2020 është marrë vendim për ta shpallur 5 majin si një zonë për rizhvillim. Ka nisur dhe procesi i shpronësimeve, mbi 5 herë secili në atë zonë është informuar. Banorët kanë pasur gjithë kohën e mundshme.

Nënë Liza: Nëna s’ka ditur me pa facebook. Nuk kemi firmosur, i kemi marrë në mënyrë ilegale”, përgjigjet nënë Liza.

Mazniku: Ka ardhur dhe një grup nga hipoteka që ka bërë matjet

Liza: I kanë matur ka 3 vjet. Ju i keni bërë të gjitha të kundraligjshme. Ju jeni duke iu kundërvënë popullit kot. Jam në proces legalizimi. Unë e kam jetën në rrënoja e po fle jashtë dhe se di ku i kam rrogat. Keni ardhur e keni prerë dritat në 4 të mëngjesit. Kemi ardhur 5 ditë përpara. Pse s’më gjete shtëpi.

Mazniku: Shpronësimi nuk është një akt me dakordësi.

Pyetje: Ku do flini sot?

Nënë Liza: Në gërmadha, këtu është një mafie e gjallë. Këtu kam një të legalizuar një të palegalizuar… Këtu është faji i shtetit, nuk është faji i nënë Lizës.Me të nxjerrë familjen tënde jashtë si të duket, me të nxjerrë shtëpinë jashtë si të duket. Unë jam jashtë me fëmijët. Kontrata është fallso. Me i nxjerr nënën zvarrë Maznikut si i duket. Maznikut i duan kontratën me vulë me noter dhe me firmës e bashkisë. Mbi të gjitha thuaji Maznikut jemi shqiptarë.Unë pa marrë kontratën e rregullt nuk dal nga shtëpia. Metrat i dua metër për metër. Çdo kat katër dhoma 2 banjo. Është turp për një shtet me u kap me një plakë e me e nxjerrë zvarrë.

Mazniku: Nënë Liza e ka të palegalizuar shtëpinë. Do marrë 364 metra katror, ndërtim me hipotekë në një objekt dhe zonë shumë herë më të mirë të urbanizuar një që do zhvillohet shumë herë më mirë se ajo që ka. Do i ketë të trashëgueshme të dhënshme me qira. Do kenë mundësi ta disponojnë ligjërisht pronën ndryshe nga ajo që kishin. Sa më shpejt të fillojnë të punojnë kompanitë aq më shpejt do mbarojnë.  Deri atëherë do paguajmë bonusin e qirasë./albeu.com/