Policia rrethon “5 Majin”

Të tjera banesa do të shemben sot në lagjen 5 maji në Tiranë. Pritet që shembjet të nisin nga momenti në moment, ndërsa banorët janë lajmëruar për shembjet.

Ndërkohë policia nga ana tjetër ka rrethuar zonën dhe janë në gatishmëri të plotë.

Shumë banorë janë duke bërë rezistencë, pasi refuzojnë të dalin nga shtëpitë. Policia ka rrethuar zonën që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, teksa është njoftuar se do të kishte të tjera shembje. Prej javësh banorët kanë protestuar kundër shembjes së banesave. Ata preken nga projekti i ri i rindërtimit, por edhe unazës së madhe. Banorët kanë kërkuar transparencë se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

Sakaq, protestës së tyre i janë bashkuar edhe banorë nga zona të tjera Kombinatit, Paskuqanit, dhe Laprakës, të cilët kanë të njëjtin fat. Në protestën e fundit para Kryeministrisë ata paralajmëruan përshkallëzim dhe madje grevë urie./albeu.com/


Shtuar 9.02.2022 08:31