Nis seanca ndaj Adriatik Llallës, ish-kryeprokurori nuk paraqitet në Gjykatë

Prej orës 10:30 ka nisur seanca e mbrojtjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Burimet bëjnë me dije se kjo seancë po mbahet pa praninë e tij.

Avokati Sokol Hazizaj ka hyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit i vetëm dhe po bën parashtrimet. Hazizaj kërkon pafajësi për Llallën, ndërkohë që në seancë ndodhen edhe ndërkombëtare, kryesisht të Ambasadës Amerikane.

Ende nuk dihen nëse vendimi i formës së prerë do të shpallet sot. Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.09.2021 12:30