Përmes një postimi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, thekson se ka nisur Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë dhe Elbasan.
Rama thotë se ky program do të shtrihet së shpejti në të gjithë vendin.
Kreu i qeverisë, sqaron se në fazën e parë të programit trajnohen mbi 4 mijë mësues me metodat më efektive të mësimdhënies.
“Mirëmëngjes dhe me fillimin e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, që ka nisur në Durrës, Tropojë, Korçë, Elbasan, e që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, për të trajnuar mbi 4 mijë mësues në fazën e parë me metodat më efektive të mësimdhënies, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.