Nis me tensione seanca plenare, Berisha thirrje Ramës: Nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës!

Tensione janë regjistruar gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Teksa Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte duke folur nga foltorja e Kuvendit, Spiropali i ka kërkuar të mbarojë fjalën pasi kishte mbaruar koha, por Berisha ka refuzuar të lërë foltoren.

Deputetët e opozitës gjithashtu janë drejtuar drejt foltores duke kërkuar që Berisha të vazhdojë të flasë. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi që Berisha të merrte kohë nga koha e saj dhe të vazhdonte fjalën në Kuvend. Kjo gjë është pranuar dhe deputetët janë rikthyer në vendet e tyre.

Berisha: Ku është Edi Rama! Na tuaj Edi Rama ku e ke Erionin tani! Ka vetëm një rrugë! Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës përbindëshe të Xhorxh Sorosit në Shqipëri. Sdua të përdor terma, por ca menduat ju se një mercenarë si Dumani do të shkatërronte pluralizmin në Shqipëri. I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Velisë sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 radhë rresht te ajo Bashki.


Shtuar 10.02.2025 17:39

Tags: , ,