Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, ku fjalën e para e ka marrë kryetari aktual i PD, Lulzim Basha.
Basha deklaroi se ” do të reformohemi së brendshmi në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar”
Pjesë nga fjala e Bashës:
Në 25 prill, shqiptarët na besuan dhe na dhanë forcë. Po ashtu demokratët, që ne sot përfaqësojmë në këtë sallë, na besuan në proceset e brendshme dhe kërkuan vijimin e përballjes për të shpëtuar demokracinë dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
Ne kemi detyrën që këtë vullnet të shqiptarëve dhe të demokratëve ta kthejmë në aksion politik.
Prandaj sot, jemi mbledhur për të përfunduar këtë fazë të parë të reformimit tonë të brendshëm në funksion të suksesit të betejës tonë kundër këtij regjimi të korruptuar, dhe për të sjellë ndryshimin që njerëzit presin me padurim dhe që ju mohua dhunshëm në 25 prill. /albeu.com/