Nis ceremonia e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit (VIDEO)

Ka nisur ceremonia e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit ka nisur në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në facebook, momentin e zhvillimit të ceremonisë teksa shpreh dhe mirënjohje ndaj përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje.

Në event janë të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra dhe ish ministra të jashtëm. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Linda Ramës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri e konsideron “mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore e shqiptarëve”.

“Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë lidhur me eventin.

Rama shihet i veshur me një xhaketë ngjyrë gri, ndërsa Linda me një fund të zi dhe me një bluze të bardhë. Ndërsa Xhaçka shihet që ka veshur një kostum bardh e zi.

 

Shtuar 6.07.2021 19:37