Nipi terrorizoi klientët e lokalit në Lezhë me kallashnikov, reagon deputeti i PS

Deputeti socialist Rrahman Rraja ka reaguar pasi nipi i tij, Ramazan Rraja u identifikuar si një prej autorëve që me datë 13 nëntor u fut në një lokal në Zejem të Lezhës dhe terrorizuan me kallashnikovë klientët që gjendeshin aty.

Për Fax Neës, Rraja ka thënë se nuk e dinte që nipi i tij është përfshirë në këtë ngjarje dhe shton se e dinte se ishte jashtë shtetit.

“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.

Kujtojmë se nga provat e grumbulluara, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes: Ramaza Rraja, 28 vjeç, Alesio Dobrozi., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Roan Brahimi., 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se për shkak të një konflikti të ndodhur më parë ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit dhe një shtetasi që është mik i shtetasve të lart përmendur./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 10:37