Nikos Dendias vjen vizitë në Tiranë, media në Athinë: Greqia kërkon rinisjen e negociatave me Shqipërinë për kufirin detar

Greqia po intensifikon përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipëria lidhur me delimitimin e zonave detare, ndërsa ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme për takime të nivelit të lartë, raporton media greke To Vima.

Sipas raportimeve, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Dendias do të zhvillojë takime me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Të lidhura

None found

Objektivi kryesor i vizitës është rikthimi në tryezë i nismës dypalëshe të dakordësuar në tetor të vitit 2020, kur të dy vendet shpallën synimin për ta dërguar çështjen e kufirit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Procesi ka mbetur i bllokuar prej vitesh, por Athina dhe Tirana synojnë të shfrytëzojnë atë që zyrtarët grekë e cilësojnë si një periudhë pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve. Përpjekjet për rifillimin e negociatave vijnë gjithashtu pas vizitës së fundit të Ramës në Greqi dhe në kuadër të mbështetjes së Athinës për avancimin e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në shkrim.


Shtuar 22.05.2026 13:39

meritkingjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomPokerklasPokerklasJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişbetcio girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetin