Konfindustria: Operatorët e huaj po pengohen në tenderat publikë! Sektorët më të prekur, ARRSH dhe AKSHI

Konfindustria ka ngritur shqetësimin në lidhje me pengesat që po u bëhet operatorëve të huaj për të marrë pjesë në tendera publike. Në një njoftim, Konfindustria sqaron se pengesat lidhen me aktet nënligjore dhe kritere subjektive, që sipas saj, bien ndesh me standardet e procesit të integrimit evropian.

Konfindustria përmend si shembull dy tendera ndërkombëtarë me vlerë rreth 70 milionë euro për projektet e “Bypass-it të Elbasanit”, të përgatitura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Të lidhura

None found

“Në mënyrë absurde në afatin kufi prej 30 ditësh pjesëmarrësve të huaj u kërkohet si kushti detyrueshëm pjesëmarrje në tender ekuivalentimi i licencave profesionale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, vetë procesi kohor i shqyrtimit për ekuivalentimin paraprak të licencave tejkalon afatin e detyrueshëm të përcaktuar në termat e referencës. Përjashtimi i operatorëve të huaj prek drejtëpërdrejtë interesin publik, ekonominë kombëtare, shtim të ndjeshëm kostosh financiare deri në 2,3 herë më të shtrenjtë se BE”, thuhet në reagim.

Konfindustria identifikon si sektorët më të prekur Infrastrukturën, përfshirë projektet e rrugëve, hekurudhave dhe porteve; Energjinë, ku përmenden OST, OSHEE dhe KESH; Teknologjinë, me fokus tek AKSHI.

Reagimi i plotë:

Konfindustria per Pengesat ne tendera qe po perjashtojne operatoret e huaj

Konfindustria vlerëson, se në prokurimet publike të organizuara nga agjencitë dhe kompanitë shtetërore është vështirësuar deri në pamundësi faktike pjesëmarrja e operatorëve të huaj në gara. Pengesat janë qartësisht të tipit të korrupsionit të “kapjes së shtetit/state capture” me akte nënligjore subjektive tërësisht kundër standarteve të procesit të integrimit në BE. Shembull i qartë janë termat e referencave të vendosura në dy tenderat ndërkmbëtarë prej afër 70 milionë euro për projektet e “Bypass të Elbasanit” të përgatitura nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në mënyrë absurde në afatin kufi prej 30 ditësh pjesëmarrësve të huaj u kërkohet si kushti detyrueshëm pjesëmarrje në tender ekuivalentimi i licencave profesionale nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, vetë procesi kohor i shqyrtimit për ekuivalentimin paraprak të licencave tejkalon afatin e detyrueshëm të përcaktuar në termat e referencës. Përjashtimi i operatorëve të huaj prek drejtëpërdrejtë interesin publik, ekonominë kombëtare, shtim të ndjeshëm kostosh financiare deri në 2,3 herë më të shtrenjtë se BE. Gjithashtu, shmangia e konkurencës ka si pasojë punime jashtë standarteve mjaft të dukshme në rënie rrugësh, tunelesh, etj.me qindra milionë dëme. Sa më sipër sjell deri në cënim të detyrimeve politike të Shqipërisë pjesë e rendesishme të integrimit në BE, duke e vështirësuar ndjeshëm vetë procësin. Sektorët më të prekur nga dukuria sistematike e përjashtimit të operatorëve të huaj nga tenderimi në Shqipëri janë përkatësisht:

Infrastruktura( Autoriteti Rrugor, hekurudha, porte, etj)

Energjia (OST, OSHEE, KESH)

Teknologjisë (AKSHI)


meritkingjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomPokerklasPokerklasJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişprimebahisOnwin Girişbetcio girişJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/superbetin